Xhami Termopan dhe llojet e xhamave
FORINA PLAST bën edhe përpunimin e xhamit termopan me dy dhe tre xhama termoizolues, xhamat mundë të jenë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, xhami i përdorur është 4mm, për termopanin me dy xhama përdoret xhami 4mm dhe llajsne 16mm që do të thotë 4+16+4 që jep trashësinë e termopanit 2.4cm, ndërsa për termopanin me 3 xhama përdoret xhami 4mm dhe llajsne 9mm që do të thotë 4+9+4+9+4 që jep trashësinë e termopanit 3cm, ndërsa tek profili i dritares 8.5cm termopani 4+12+4+12+4 që jep trashësinë e termopanit 3.6cm të mbushur me gas Argon. Më poshtë kemi paraqitur disa informacione rreth llojeve të xhamave, mbushjes së xhamit me gas Argon dhe xhamit Low-E 4 Stinorë
Gasi Argon
Argoni është një lloj gasi pa erë, pa ngjyrë, jo toksikë, jo i djegshëm që përdoret zakonisht në vend të ajrit mes dy palëve të qelqit, përçueshmëria e ngrohjes është më e ulët e gasit Argon se ajo e ajrit, nuk lejon depërtimin e zhurmës në shtëpinë tuaj dhe kështu Argoni është gas termoizolues i mirë dhe kontribuon në ambientet e qetësisë, ngrohtësisë dhe freskisë së vatrës tuaj

Xhami Polar
Karateristika të shkëlqyeshme termoizluese. Kjo dritare propozohet të jetë nga ana e veriut dhe lindjes, për shkak të specifikimeve të xhamit që ka. Nuk është e përshtatshme për anën e jugut nëse nuk ka mbrojtëse shtesë për arsye se gjatë verës rrezet e diellit mund të depërtojnë lehtë dhe të ngrohin më tepër hapsirën e brendshme të ambientit.
-
Karateristikat:
-
4-16-4 zakonisht me emitim të ulët + K qelq
-
Mbushje me gaz Argoni
-
Depërtueshmëria e dritës: 79.3%
-
Faktori i diellit: 61.3%
.jpg)
Xhami Solar
Qelqi solar i pasuruar me shtresë oksid metali, bën reflektimin e rrezeve të diellit deri në një far mase të konsiderushme. Të përshtatshme për të krijuar komoditet në ambientet e ekspozuara ndaj diellit, duke kursyer enrgjinë e kondicionimit. Kjo dritare preferohet për anën jugore dhe perëndimore, aty ku depërtojnë më shumë rrezet e nxehta të diellit. Për pamje të jashtme, ju mund të zgjidhni mes xhamit: netural, të gjelbër, bronz, gri dhe blu. Pjesa e brendshme e xhamit ngelet e pandryshuar.
-
Karateristika:
-
4mm xham i thjeshtë + 4mm xham me mbrojtje solare të lartë CLIMA GUARD SOLAR
-
Mbushje me gaz Argoni
-
Izolimi termik: Uw 1.1W/m2K
-
Izolim i zhurmës: 30dB
-
Depërtueshmëria e dritës: 66.9%
-
Faktori i diellit: 42.5%
.jpg)
Xhami i trefishtë
Standardi më i lartë që kombinon profilin dhe xhamin me karateristika superiore. Me kombinimin e tre xhamave solar/i thjeshtë/polar, arihet një standard më i lartë i izolimt të ambientit të jashtëm me atë të brendshëm. Në këtë mënyrë i jepni fund shqetësimeve të ndryshme që vijnë nga ambienti që ju rrethon.
-
Karateristika:
-
4mm xham me mbrojtje solare të lartë CLIMA GUARD SOLAR + 4mm xham i thjeshtë + 4mm xham me emitim të ulët K-xham
-
Mbushje me gaz Argoni
-
Izolimi termik: Uw 0.8W/m2K
-
Izolim i zhurmës: 35dB
-
Depërtueshmëria e dritës: 62.1%
-
Faktori i diellit: 37.8%
2 XHAMA
_PNG.png)
